Art&Argëtim

Nga salla e lindjes deri tek takimi i vëllezërve, Arbana Osmani publikon fotot e ëmbla

26 Tetor 2020, 13:20 Nga DOSJA
Nga salla e lindjes deri tek takimi i vëllezërve, Arbana Osmani

TIRANË- Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, para një jave është bërë nënë për herë të dytë ku bashkë me partnerin e saj, Eduart Grishajn, mirëpritën në jetë një djalë.

Gjithashtu, moderatorja ka dhe një djalë tjetër, Jon nga martesa e parë.

Së fundmi, Arbana ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory disa pamje nga materniteti, kur Diell nuk kishte ardhur akoma në jetë, e cila shfaqet e veshur me të bardha gjatë kohës që ka qenë në pritje për të hyrë në sallën e lindjes.

Një javë më parë, duke pritur të shkoja në sallën e lindjes. Selfie i fundit shtatzënë!”- ka shkruajtur moderatorja.

Pas këtyre fotove, ajo postoi foton e realizuar në momentin kur Joni u takua për herë të parë me vogëlushin.

Takimi i parë me vëllain e madh më të mirë në botë”- ka shkruajtur ajo.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani shtatzëni arbana osmani shtatzëni

Sondazh

Poll