Art&Argëtim

I dinim vetëm inicialin, Fifi zyrtarizon lidhjen e saj

24 Tetor 2020, 11:52 Nga DOSJA

TIRANË- Fifi ka folur aq shumë për personin e saj të zemrës saqë është bërë shkas për hitet dhe baladat e saj të bukura ndër vite, por këtë herë kapet mat lidhja e saj dashurore.

Disa muaj më parë, këngëtarja u përfol nëpër media për një lidhje të pamundur dashurie, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory shprehej se donte vetëm vëmendjen e një personi, duke cilësuar se mund të bëhej çdo gjë edhe palaço vetëm që të ishte me njeriun e saj të zemrës, duke i bërë edhe tag një personi me emrin Xhuljo Tabaku.

Gjithashtu edhe në një postim të pyetur nga fansat, këngëtarja shprehej se nuk ishte dashuruar me njeriun e gabuar, por në kohën e gabuar duke lënë edhe më shumë aludime për lidhjen e saj.

Së fundmi, portali “iconstyle.al” ka vendosur re një detaj tek Instagrami i këngëtares se ajo ka vendosur të heqë nga lista e personave që ndjek të gjithë miqtë që ka patur, përveç njërit, i cili është Xhuljo.

Mos ndoshta vallë, ajo po na e bën të ditur lidhjen zyrtare dashurore të saj me Xhulion duke e çuar në një nivel tjetër marrëdhënien e tyre.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fifi e dashuruar koke e kembe fifi zyrtarizon lidhjen e saj fifi e dashuruar koke e kembe fifi zyrtarizon lidhjen e saj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Tetor 2020, 08:18

Arnold Schwarzenegger operohet në zemër sërish

SHBA- Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar përsëri një operacioni të ri zemre, i cili këtë gjë e ka bërë edhe para dy vitesh për të zëvendësuar një valvul p...