Art&Argëtim

Politikani i PD i propozon për martesë gazetares në emision. Rrëfejnë historinë e dashurisë: Jemi njohur në burg, ai më

23 Tetor 2020, 18:44 Nga DOSJA
Politikani i PD i propozon për martesë gazetares në emision.

TIRANE– Sot në emisionin’ Rudina’ ka qenë çifti i njohur i ekranit gazetarja Fabiola Hoxha së bashku me Indrit Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për të folur për lidhjen e tyre të dashurisë.

Ata prej 3 vitesh kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, por Fabiolës ende nuk i kishte ardhur asnjë propozim për martesë deri në momentin që Indriti e mori të vallëzoje mes studios së Rudinës dhe është ulur në gjunjë me një unazë në dorë. Fabiola është emocionuar shumë dhe e ka përqafuar atë. Ajo është shprehur se nuk e ka pritur që kjo gjë të ndodhte dhe se ishte surpriza më e bukur që ka marrë në jetë.

Ata zbuluan janë njohur para tre vitesh rastësisht ku të dy po bënin punën e tyre. Takimi i parë ka qenë në 2015, në periudhën e protestave të PD-së. Indriti ka qenë prej vitesh i angazhuar në PD me babain i tij, Fatmir Hoxha ( kreu i Shoqatës të të Përndjekurve Politikë) i cili është ndarë nga jeta para 2 viteve. Në një nga protestat e 2015, Indriti, pjesëmarrës në protestë, shoqërohet nga policia së bashku me shumë figura dhe deputetë të PD-së në Komisariatin Nr 1.

Fabiola gazetare terreni, ishte në pritje të deklaratave në komisariat. Pas disa orësh pritje del Indriti dhe aty e sheh dhe nga ai moment nuk i ndahet më. Pas dy vitesh dhe pas insitimit të fortë nga Indriti, dalin një ditë në kafe dhe aty filloi historia e tyre. Kaluan dy vite pas njohjes së tyre në protestë dhe Indriti ishte mjaft këmbëngulës për t’u njohur me Fabiolën, ndërkohë që ajo nuk i kushtonte shumë rëndësi.

Indriti i dërgon një mesazh presionues në rrjetet sociale dhe ajo e fton në lokalin e Klanit, duke menduar që nuk do shkonte, por Indriti ishte shumë i shpejtë dhe ka arritur aty për 5 minuta. Nga ajo kafe lindi dhe historia e tyre e dashurisë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fabiola hoxha idnrit hoxha propozim ne emision fabiola hoxha idnrit hoxha propozim ne emision

Sondazh

Poll