Art&Argëtim

“Çfarë nuk do bëja për një përqafim tëndin”, Emina Cunmulaj i prek të gjithë me fjalët e saj për nënën

24 Tetor 2020, 10:26 Nga DOSJA
“Çfarë nuk do bëja për një përqafim

TIRANË- Modelja Emina Cunmulaj ka treguar shpesh me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet e saj sociale lidhjen e ngushtë që ka patur me nënën e saj, e cila për fat të keq është ndarë nga jeta shumë vite më parë, por dhimbja për vdekjen e nënës nuk është shuar tek ajo. 

Së fundmi, modelja ka postuar një status në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory e cila ka shprehur disa fjalë të ndjera për mallin që ka për nënën e saj.

“Sekonda, minuta, orë, ditë, javë, muaj, vite kanë kaluar kaq shpejt por akoma ndjej sikur një ditë do trokasësh në derën time dhe të më thuash që e gjitha ishte një shaka e keqe. Kam mësuar si të jetoj pa ty, por dhimbja në zemrën time nuk po bëhet më e lehtë. Më mungon kaq shumë dhe do bëja gjithçka për një përqafim tëndin. Derisa të takohemi sërish mami”- ka shkruar modelja, Emina.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz emina cunmulaj emina cunmulaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Tetor 2020, 08:18

Arnold Schwarzenegger operohet në zemër sërish

SHBA- Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar përsëri një operacioni të ri zemre, i cili këtë gjë e ka bërë edhe para dy vitesh për të zëvendësuar një valvul p...