Art&Argëtim

Zbulohet vendi luksoz dhe çmimi marramendës i martesës së djalit të David Beckham

23 Tetor 2020, 12:16 Nga DOSJA
Zbulohet vendi luksoz dhe çmimi marramendës i martesës së

SHBA- Brooklyn Beckham, 21 vjeç dhe e dashura e tij Nicola Peltz, 25 vjeç shpallën fejesën vetëm pak kohë më parë.

Ata kanë folur edhe për planet për martesë, ku dëshirojnë të martohen në një vendpushim mahnitës në Itali dhe se fustani i saj i nusërisë do të dizajnohet nga vjehrra e saj, ka raportuar “The Sun”.

Sipas “The Sun” kurorëzimi i dashurisë së tij me martesë, një ceremoni mund të kushtojë deri në 3 milionë funta, por për shkak të pandemisë ajo do të zhvillohet në vitin 2022.

“Borgo Egnazia” është vendpushimi ku u martuan edhe Justin Timberlake dhe Jessica Biel në vitin 2012.

Gjithashtu “The Sun” ka raportuar se 21-vjeçari dhe aktorja u konsultuan me Victoria Beckham për përzgjedhjen e vendit se ku do zhvillonin ceremoninë martesore.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz brroklyn beckham nicola peltz. brroklyn beckham nicola peltz.

Sondazh

Poll