Art&Argëtim

“Me zemër të thyer…”, Dua Lipa jep lajmin e trishtë për fansat e saj!

23 Tetor 2020, 11:13 Nga DOSJA
“Me zemër të thyer…”, Dua Lipa jep lajmin e

BRITANI E MADHE- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, përmes llogarisë së saj të Instagramit, ka njoftuar se turneun e saj europian që e kishte planifikuar për në janar dhe shkurt do e shtyjë për shkak të pandemisë së Covid-19 për në muajt shtator dhe tetor.

Gjithashtu, Dua ka shkruar se biletat mbeten të vlefshme, teksa u premton fansave të saj surpriza të mëdha gjatë kësaj kohe.

“Me zemrën e thyer do të shty turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt . Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të jem në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti !! Ndërkohë ju premtoj se do sjellë disa gjëra shumë të bukura, që shpresoj se do t’ju pëlqejnë. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj. X Dua”- ka shkruar Dua.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa

Sondazh

Poll