Art&Argëtim

Në lidhje apo miq? Dy aktorët turk tregojnë të vërtetën e lidhjes dhe kush paguhet më shumë

23 Tetor 2020, 08:47 Nga DOSJA
Në lidhje apo miq? Dy aktorët turk tregojnë të

Dy aktorët e famshëm turk Can Yaman dhe Demet Ozdemir që shkëlqyen në filmin turk “Erkenci Kus”, u ftuan në emisioni italian “Verissimo” me moderator Silvia Toffanin.

Por sa u paguan për intervistat e tyre dy yjet e kinematografisë turke?

Can Yaman dhe Demet Ozdemir arritën nivele të larta shikueshmërie në Itali, Turqi dhe Spanjë me filmin e tyre vitin e kaluar, duke u kthyer në aktorët më të preferuar.

Sipas gazetave turke, Yaman u pagua 50.000 euro ndërsa kolegia e tij, me të cilën u përfol për një lidhje mes tyre, u pagua 30.000 euro për të marrë pjesë në program.

Gjatë emisionit, aktorët nuk hezituan duke u shprehur se ata janë vetëm miq dhe asgjë më shumë duke hedhur poshtë kështu edhe zërat që u përfolën për ta.

Thashethemet për një romancë mes tyre vazhduan për shkak të kimisë së madhe që atat të dy kishin në serial.

Demet ka deklaruar gjithashtu se Can është një mik shumë I mirë, duke shtuar se është një njeri plot me vlera dhe se e do shumë, edhe pse nuk e shohin shpesh njëri tjetrin për shkak të angazhimeve që kanë.

Ndërsa Yaman u shpreh: “Ne jemi miq, do e them vazhdimisht se ajo ëahtë një person kaq i rëndësishëm, veçanërisht për mua. Shpresoj se do të punojmë sërish bashkë.”

(s.s/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori turk can yaman demet ozdemir aktori turk can yaman demet ozdemir

Sondazh

Poll