Aktualitet

Zgjedhjet në SHBA/ Berisha: Kam preferencat e mia, por nuk jam përfshirë kurrë në fushata

22 Tetor 2020, 20:28 Nga DOSJA
Zgjedhjet në SHBA/ Berisha: Kam preferencat e mia, por nuk jam

Në prag të debatit të fundit presidencial në SHBA dhe më pak se dy javë nga zgjedhjet amerikane, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në Çim Peka LIVE për investimin e Edi Ramës në fushatën e para katër viteve.

“Mendoj se deklaratat e Edi Ramës ishin një rrugaçëri e nxitur nga George Soros,” tha Berisha.

Ai shtoi se vetë nuk ka ndërhyrë kurrë në fushatat amerikane.

“Që nga viti 1991, deri ditën kur kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e mia, Sali Berisha ka refuzuar, nuk ka shkuar në asnjë rast në konventat e demokratëve apo republikanëve në SHBA.

E kam bërë këtë me dijeninë se cilido që do fitojë, Berisha dhe PD do të bëjë përpjekje për marrëdhënie miqësore. Sigurisht kam pasur preferencat e mia, por nuk më kanë shtyrë të përfshihem qoftë edhe në një fjalë të vetme në fushatë,” tha Berisha.

Sërish ai nuk komentoi për dy rivalët në garën amerikane, se kush do jetë më i mirë për shqiptarët e Kosovës.

Marrë nga Syri

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet çim peka sali berisha çim peka sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2020, 16:04

TIRANË- Gerta Matohiti bashkëshortja dhe motra e dy të arrestuarve, përkatësisht Grid Leno dhe Mariglen Matohiti, për atentatin daj Andon Dhimës, ka nxjerr...