Aktualitet

Akuzohen për trafikim, vjedhje dhe prostitucion/ OFL u nis parullën për deklarim pasurie Ferdinand Etemit, Elton Drapit dhe D

20 Tetor 2020, 12:30 Nga DOSJA
Akuzohen për trafikim, vjedhje dhe prostitucion/ OFL u nis parullën

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit kërkon që tre shtetasit e dënuar për veprat penale “Trafikimi i të miturve”“Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe ‘ Vjedhja me armë” të deklarojnë pasurinë  e tyre brenda 24 orëve. 

Shtetasit të cilët do duhet të dorëzojnë kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë janë: Fedianat Etemaj alias Ferdinand Etemi, banues në Berat  Elton Drapi dhe Dorjan Memaj të dy banues në Shkozë. 

NJOFTIMI: 

OFL, 20 tetor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: F. E. alias F. E., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; E. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”; D. M., banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorjan memaj elton drapi fedianat etemaj alias ferdinand etemi ofl dorjan memaj elton drapi fedianat etemaj alias ferdinand etemi ofl

Sondazh

Poll