Aktualitet

Mbyllet kopshti në Fier, një sanitare rezulton pozitiv me Covid-19

20 Tetor 2020, 12:20 Nga DOSJA
Mbyllet kopshti në Fier, një sanitare rezulton pozitiv me Covid-19

FIER- Inspektoriati i Shëndetësisë ka mbyllur dhe një tjetër kopsht ditën e sotme në qytetin e Fierit. Kopshti numër 3 në qytetin e Fierit është mbyllur ditën e sotme pasi një sanitare ka rezultuar me Covid-19.

Stafi i kopshtit ka njoftuar më parë të gjithë prindërit që të marrin fëmijët. Sanitarja e infektuar është karantinuar në shtëpi dhe është në gjendje të mirë. Ndërsa i gjithë përsoneli i është nënshtruar testimit epidemiologjik.

Gjendja e pandemsë së Covid-it në vendin tonë vazhdon dhe po rritet ndërkohë që vetëm një ditë më parë u regjistruan 295 raste të reja që e çuan numrin total që nga fillimi në 17,350 ndërsa 454 persona kanë humbur jetën.

(I.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kopshti numer 3 mbyllet kopshti ne fier kopshti numer 3 mbyllet kopshti ne fier

Sondazh

Poll