Art&Argëtim

“Kam qënë në Shkup, Maqedoni…”/ Aktori protagonist në “Mrekullia në qelinë nr7” shpreh dëshirën për të vizit

18 Tetor 2020, 19:48 Nga DOSJA
“Kam qënë në Shkup, Maqedoni…”/ Aktori

TURQI- Aktori turk Aras Bulut Iyneml është i njohur nga shqiptarët për rolin e “Memos” në filmin “Mrekullia në qelinë nr7”, apo të Jamaçit tek Çukur. Teksa ka qenë i ftuar në emisionin shqiptar “Qejfi më i madh se Stambolli”, me moderatore Linda Imami ku ka shprehur dëshirën për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen.

Në një moment, Aras tentoi të fliste shqip kur moderatorja i tregoi se seriali “Koha kalon” ende transmetohet në Shqipëri. Aktori u përpoq ta thoshte titullin në shqip, por me pak vështirësi. Në fund të intervistës, Aras u shpreh se shpreson që një ditë ta vizitojë Shqipërinë ndërkohë që zbuloi se ka qënë në Shkup dhe në Maqedoni.

Kam qënë në Shkup, Maqedoni. Ndihesh si në shtëpi se ka nje afërsi të madhe kulturore. Kam qënë në Beograd pas serialit “Içerde”. Më drejtoheshin të gjithë si Mert. Në Shqipëri kam shumë dëshirë të vij, se kur nuk e di por do vij. Uroj të vij sa më shpejt.”- u shpreh aktori.

Aras tregoi se iu mbushën sytë me lot kur lexoi skenarin e filmit dhe e pranoi menjëherë rolin. Ai u shpreh se nuk e priste një sukses kaq të madh dhe se nuk e bën punën për të fituar çmime.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz “mrekullia në qelinë nr.7” aktori turk aras bulut iyneml “mrekullia në qelinë nr.7” aktori turk aras bulut iyneml

Sondazh

Poll