Aktualitet

“Rama ik!”/ Të rinjve ‘u vjen në majë të hundës’ nga mbyllja e klubeve të natës, bërtasin kundër qeverisë. Avo

18 Tetor 2020, 15:09 Nga DOSJA
“Rama ik!”/ Të rinjve ‘u vjen në majë të

TIRANË– “Rama ik!”,- ishte thirrja që dëgjohej mbrëmjen e kaluar në një klub nate në kryeqytet. Të rinjve në Tiranë duket se u ka ardhur në majë të hundës me faktin që nuk po dalin dot për t’u argëtuar në klubet e natës si dikur, para pandemisë së koronavirusit. Kështu që kanë vendosur që t’ja nxjerrin kryeministrit të gjithë “mllefin” e akumuluar brenda tyre.

Por ka qënë avokati Artan Manushaqe, i cili ka zbuluar prapaskenat e ndodhisë në Tiranë. Ai shkruan se janë shoqëruar në komisariat disa vajza dhe aktivistë që kanë sharë “kryeministrin”. Sipas tij, shoqërimi ka ndodhur pas orës 23:00 të darkës, megjithatë nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit lidhur me denoncimin e bërë.

“Jane disa drejtora policie ketu ne Tirane qe meren me shoqerimin ne polici te vajzave dhe aktvisteve pse kane share “kryeministrin” duke menduar dhe vepruar ne shkelje te ligjit dhe duke u sjellje si rrugacer e cuba! Pervecese do viheni para pergjegjesise penale mbas 25 Prillit por cfare keni mbjelle do te korroni, mos harroni edhe sipas zakonit ! Mos u merni me vajza qe e nxjerin buken e gojes me dinjitet duke i shoqeruar ne oren 23:00 te darkes, qelbesira, perversa! Ky mortje kryeminister, dhe kete mercenare, do perfundojne shume keq, fati i Gedfit poshte ures do ju duket lule pas Plebishitit te Sovranit mbas 25 Prillit 2021! Ptu fare e keqe rilindase..!,”-shkruan avokati.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama klubet e nates edi rama klubet e nates

Sondazh

Poll