Aktualitet

192 fitues/ Kandidatët për agjent të BKH marrin përgjigjet e testit logjik, i presin sfida me vrap dhe pompa, në fund “ia

14 Tetor 2020, 10:28 Nga DOSJA
192 fitues/ Kandidatët për agjent të BKH marrin përgjigjet e

TIRANË-Kandidatët e parë për agjente të FBI-së shqiptare janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve për të marrë përgjigjet e testit logjik, të cilat janë afishuar jashtë derës së godinës. Nga 200 që kandiduan në listën fituese të testit logjikë janë 192 kandidatë.

Pas kalimit të filtrit në bazë të aftësive, dhe logjikës, kandidatët për anëtarë në Byronë Kombëtare të Hetimit, do të testohen edhe për fizikun e tyre. Mësohet se për të kaluar në fazën e tretë do të bëjnë muskujt barku, sprint 300 metra; pompa toke dhe më pas kros për 2400 metra. Nëse i kalojnë të gjitha fazat do të mund të bëhen pjesë e organit më të ri të drejtësisë shqiptare.

Ky proces do të monitorohet nga afër edhe nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve.Ndërkohë që gara është për 60 vende të Byrosë Kombëtare te Hetimit, strukturë e njohur si FBI-ja shqiptare. Ajo është bërthama e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të zyrtarëve të lartë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bkh gara per bkh bkh gara per bkh

Sondazh

Poll