Insights

Hapat galopantë të epidemisë dhe përgjigja e cekët e Institucioneve

13 Tetor 2020, 17:54 Nga DOSJA
Hapat galopantë të epidemisë dhe përgjigja e cekët e

Shohim rritjen e shifrave  cdo ditë në lidhje me numrin e të infektuarve  apo personat të cilët humbin jetën nga Covid 19 dhe pavarësisht se e vërteta është që shifrat janë disa herë më të larta nga ato që Ministria e Shëndetësisë raporton duket sikur masat që ndërmerren nga ana e saj duan të rëndojnë më shumë qytetarin dhe të largojnë përgjegjësinë Institucionale në këtë epidemi. Në të gjithë botën bëhet shpjegimi shkencor i mbështetur në studimet përkatëse kur ndërmerren masa drastike dhe me kosto për qytetarin, zhvillohet promocion shëndetësor për një periudhe paraprake dhe shpjegohet shkencërisht  arsyet që këto masa duhet të ndermerren dhe të vihen në zbatim.

CDC rekomanon përdorimin e  maskave  atëherë kur  distancimi fizik është i pamundur. Përdorimi i maskave  është pikë e rëndësishme  për mbrojtjen nga virusi por nuk është e vetmja dhe e para masë për mbrojtjen nga Sars Cov 2.

Pra e thënë shkurt  perpara se qeveria të marri masa drastike dhe më kosto për qytetarin ndoshta do duhet tju shpjegoj që qeveria nuk ka bërë detyrën e saj në këtë epidemi .

Ndoshta  qeveria duhet tju shpjegoj qytetarëve përse bëhen kaq pak testime pavarësisht se numri i të infektuarve është në rritje  dhe pozitiviteti është më i larti në rajon !

Përse falls negativiteti i testimeve është kaq i lartë në vendin tonë !

Përse  nuk krijon modele epidemiologjikë në kohë reale  si përgjigje ndaj epidemisë !

Përse  nuk realizon asnjë promocion shëndetësor nëpërmjet strukturave shëndetësore që e kanë detyrë !

Përse  në një familje dhe në të njëjtën periudhe inkubacioni të sëmundjes 1 person del pozitiv ndërsa 3 anëtarë të tjerë të familjës dalin me rezultat negativ !

Ndoshta  qeveria duhet tju shpjegoj qytetareve përse nuk rimburson asnjë mjekim për Covid19 edhe  pse  ligji i sëmundshmërisë infektive e ngarkon më përgjëgjësi !

Ndërkohë që anashkalon të gjitha këto masa me  efektivitet të provuar,qeveria kërkon zbatimin e  një masë për të cilën nuk ka evidencë shkencore,rëndon xhepin e qytetarëve dhe kufizon përsëri lirinë e tyre.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog koronavirusi ne shqiperi liljana shyqyriu ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi liljana shyqyriu ministria e shendetesise

Sondazh

Poll

Insights 8 Tetor 2020, 10:45

Spiropalizimi i Erion Velisë

Nga të gjithë servilët që ka në vathën e tij, pa dyshim që Erion Veliaj i plotëson maksimalisht parametrat, për t’u përzgjedhur nga Edi Rama si “skifteri” i fus...

Insights 29 Shtator 2020, 16:24

TIRANË– Pandemia e koronavirusit ka lënë të papunë dhjetra mijëra persona në mbarë globin dhe përjashtim nuk bën as Shqipëria. Por për vendin tonë, ende nu...