Politike

U votua nga anëtarsia e PD-së si kandidat për deputet/ Andi Lila: Do ta fitojmë betejën, falënderoj demokratët e Kavajës

11 Tetor 2020, 07:19 Nga DOSJA
U votua nga anëtarsia e PD-së si kandidat për deputet/ Andi Lila:

TIRANË- Ditën e djeshme Partia Demokratike zhvilloi votimet në qarkun e Tiranës, ku anëtarësia votoi për 140 kandidatët për deputetët që do të vijojnë në fazën tjetër të procesit.

Mes emrave të kandidatëve për deputetë është edhe futbollisti i kombëtares, Andi Lila. Ky i fundit ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke falenderuar të gjithë atë që e konfirmuan  në listën e kandidatëve për deputetë në Degën e Partisë Demokratike, Kavajë. Ai thekson se të gjithë së bashku do të fitojmë betejën e 25 prillit.

“Sot u votua për listen e kandidatëve për deputetë në Degen e Partisë Demokratike Kavajë. Me këtë rast, i falenderoj të gjithë demokratet e Kavajës, jo vetem për konfirmimin tim për të vijuar këtë garë,po për konfirmimin e të gjithë listës pasi vetem të bashkuar do ta fitojmë betejen e 25 prillit”, shkruan Lila.

Mbrëmë, Partia Demokratike përfundoi numërimin e votave të anëtarësisë në qarkun e Tiranës. Nga 140 kandidatë, u kualifikuan 139, pasi është skualifikuar vetëm Andrin Tahiri. Nga 23,507 anëtarë me të drejtë vote në këtëproces, morën pjesë në votim 14,127 anëtarë, ose 60 %.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi lila andi lila

Sondazh

Poll