Aktualitet

Me COVID! Shefja e Epidemiologjisë, Bino flet nga Infektivi: Erdha në kohën e duhur në spital, jam akoma këtu

8 Tetor 2020, 15:05 Nga DOSJA
Me COVID! Shefja e Epidemiologjisë, Bino flet nga Infektivi: Erdha në

TIRANE– Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino vijon të ndodhet në spital pasi vuan nga COVID-19. Doktoresha ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pasi siç ajo shprehet ka shkuar në kohën e duhur në spital.

‘’Erdha në kohën e duhur, jam në gjendje të mirë shëndetësor, kalova formën e rëndë të COVID, e po vijoj të marr trajtim. Sot jam për të folur për vaksinën e gripit”, tha Bino.

Silva Bino thotë se deri në fund të muajit nëntor mund të përfundojë procesi i vaksinimit, që mund të kryhet në cdo kohë gjatë sezonit të gripit.

Sa i përket vaksinimit të gripit për personat e prekur nga covid, Silva Bino shpjegon se kur je me COVID nuk mund të vaksinohesh. Vetëm pasi të kenë kaluar 14 ditë apo mbas tamponit negativ, qytetari mund të kryejë vaksinimin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektohet silva bino infektohet silva bino

Sondazh

Poll