Mbyllet çështja e Loredanës me gruan zviceriane, reperja shqiptare paguan shumën marramendëse për të hequr qafe akuzën
6 Tetor 2020, 14:43Nga DOSJA
ZVICER– Loredana ka hedhur pas krahëve historinë e saj me Petrën, gruan zviceriane e cila e akuzoi fillimisht reperen se e kishte zhvatur. Zyra e prokurorit të Luzernit ka mbyllur çështjen, me kërkesë të të dyjave palëve, që kanë rënë dakord në një marrëveshje.
Sipas zyrës së prokurorit, Loredana mashtroi palën e dëmtuar duke u hequr si avokate dhe duke i marrë një shumë parash përmes kërcënimeve. Në bazë të marrëveshjes që të dyja kanë arritur, reperja shqiptare i ka paguar gruas zvicerane rreth 400 mijë franga.
“20 minuten” shkruan se Loredana i ka kërkuar edhe falje dhe ka marrë përgjegjësi të plotë për veprimet e saj. Dëmshpërblimi që Loredana i ka dhënë Petra Z. ka qenë shumë më i madh se shuma që ajo i mori përmes mashtrimeve. Përveç saj, reperja ka paguar edhe të gjitha shpenzimet gjyqësore të zonjës Petra.
Pak javë më parë, reperja publikoi foto me Petra Z., në të cilën shihej duke komunikuar me të në celular si për të treguar se mes tyre gjërat janë kthyer në normalitet.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Regjisori irlandez Mark Cousins në dokumentarin e titulluar “Women Make Film” (Gratë bëjnë film) ka përgjedhur regjisoret nga e gjithë bota të cilat kanë bërë f...
TIRANË– Këngëtari Arkimed Lushaj është shprehur se ka pikë në zemër që të takojë njëherë kryetarin e Bashkisë Tiranë. I ftuar në studion e “NIN”, Str...
TIRANË– Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka folur së fundmi në lidhje me lajmin që qarkulloi në të gjitha portalet, ku shkruhej s...
DashiMarsi do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj, ndërsa ka ardhur momenti që të pranoni çdo gjë me kurajo. Për shumë kohë keni përballuar shumë gjëra n...
TIRANË– Këngëtarja Xheisara tha se pauza prej tetë muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit e kanë dëmtuar rëndë ekonomikisht. Xheisara u shpre...
SHBA– Madonnaka refuzuar të punojë me DJ David Guetta për prodhimin e albumit të saj të 12-të për shkak të shenjës së tij të horoskopit. Madonna u interes...
SHBA– Rihanna e cila është tërhequr pak nga muzika për tu përqëndruar në biznes na ka prezantuar linjën e re të veshjeve intime. Gjatë prezantimit të veshjeve R...
SHBA– Afërdita Dreshaj do të bëhet nënë për herë të parë!Lajmin e bukur e ka dhënë vetë modelja përmes një postimi në rrjete sociale. Afërdita ka treguar ...