Ekonomi

Importet e energjisë, OSHEE hap ankandin e parë për tetorin, situata hidrike e vë në vështirësi

6 Tetor 2020, 08:31 Nga DOSJA
Importet e energjisë, OSHEE hap ankandin e parë për tetorin,

SHQIPËRI-Kompania publike e shpërndarjes së energjisë vijon blerjen në tregun e lirë për të siguruar furnizim me energji çka i ka kushtuar shtrenjtë gjatë këtij viti për shkak të situatës së vështirë hidrike.

Të hënën e kësaj jave OSHEE hapi procedurën e radhës për të siguruar energji për datat 8-15 tetor sipas një shpalljeje që specifikonte se negocimi do të bëhej për të paktën dy lote.

Në lotin e parë OSHEE ka kërkuar furnizim me energji për 24 orë për 8 ditë në fuqi 180 MW dhe në sasi 34 560 MWh. Ndërsa në lotin e dytë kompania ka kërkuar furnizim për të paktën 16 orë po për 8 ditë dhe ku fuqia është 150 MW dhe sasia 19 200 MWh.

Kjo është hera e parë që OSHEE del në tregun e lirë për muajin tetor teksa gjatë shtatorit zhvilloi një sërë procedurash për të siguruar energjinë e nevojshme në vend.

OSHEE konfirmoi pak kohë më parë për Monitor se situate e vështirë hidrike që ishte evidente në vitin 2019  ndikoi negativisht bilancin e saj. Në atë kohë kompanisë ju desh të rriste me 45 për qind shpenzimet për import të energjisë në raport me planifikimin e fillimvitit. Edhe në vitin 2020 ndikimi i situatës hidrike ka qenë i lartë dhe shpenzimet kanë kaluar dhjetëra milionë euro.

Furnizimi nga KESH për vitin 2020 parashikohet të jetë në minimumet historike, dhe si pasojë, OSHEE përsëri do të mbajë barrën e rëndë të blerjes së kësaj energjie të munguar në treg të lirë me çmime shumë herë më të larta se KESH.

Përveç thatësirës OSHEE konfirmoi se edhe pandemia ka pasur efektin e saj negativ në dy drejtime.

Së pari rënia e arkëtimeve nga konsumatorët, të cilët kanë reaguar ndjeshëm si pasojë e vështirësive financiare, si familjare ashtu dhe biznese e buxhetore (rreth 94% gjatë 6-mujorit 2020 nga 98% që ishte në të njëjtën periudhë 2019)

Së dyti ndryshimi i strukturës së konsumit të energjisë, ku konsumi familjar, i cili e blen me çmim të ulët është rritur, ndërkohë konsumi i biznesit i cili e blen energjinë me çmim të lartë, është ulur ndjeshëm. Kjo solli që, për të njëjtën sasi energjie të blerë, OSHEE faturon më pak të ardhura në shitje si pasojë e çmimi

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi importet e energjisë oshee hap ankandin importet e energjisë oshee hap ankandin

Sondazh

Poll