Ekonomi

Kërkojnë 17 mijë lekë më shumë nga fondi limit! Shpallet fituesi për projektimin e Teatrit Kombëtar, dy kompanitë do zb

5 Tetor 2020, 18:24 Nga DOSJA
Kërkojnë 17 mijë lekë më shumë nga fondi limit!

TIRANË– Kompanitë “A&E Enginnering” dhe “FM Ingengeria SPA” janë shpallur fituese të garës për studimin-projektimin e Teatrit Kombëtar. Për të realizuar planin u paraqitën vetëm dy oferta, me fond limit nga qeveria për projektin 60 milionë e 317 mijë lekë të reja pa TVSH. Operatorët për finalizimin e projektit ofruan 60 milionë e 300 mijë lekë, pra më shumë se vetëm 17 mijë lekë nga fondi limit, megjithatë ia ka dalë që të dalë fituese. Ndërkohë bashkimi operatorëve ekonomik që nuk fituan kishin ofruar për projektin 55 milionë e 635 mijë lekë, por u vlerësuan me më pak pikë nga Komisioni.

Tashmë dy operatorët fitues kanë 30 ditë afat që të paraqesin sigurimin e kontratës, dhe të nisin punën duke bërë detajimet teknike mbi projektin e arkitektit danez, Bjarke Ingels.

Ndërkohë që tenderi i hapur nga bashkia e Tiranës për studim-projektimin u kontestua nga kompania Gjeo-Konsult pranë Komisionit të Prokurorimit Publik. Por Komisioni e hodhi poshtë ankesën me argumentin se nuk ishin respektuar afatet ligjore për ankimim, duke i hapur rrugën Bashkisë së Tiranë për të zgjedhur kompaninë fituese në mënyrë që të nisin edhe punimet.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb në datën 17 maj 2020 dhe solli disa protesta të njëpasnjëshme. Reagimi qytetar për shkatërrimin e godinës ishte i madh, por kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u shpreh se projekti për ndërtimin do të vijojë. Nga ana tjetër Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dërguar edhe një letër në Danimarikë, ku kërkon nga institucionet hetimin e arkitektit Bjarke Ingels si të përfshirë në një aferë korruptive.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi “a&e enginnering” “fm ingengeria spa” bashkia e tiranes godina e re e teatrit kombetar teatri kombetar “a&e enginnering” “fm ingengeria spa” bashkia e tiranes godina e re e teatrit kombetar teatri kombetar

Sondazh

Poll