Sherri në familje: Ish-gruaja e burrit ka nxjerrë foto në hotel me të, prindërit e tij më quajnë k***ë
4 Tetor 2020, 19:11Nga DOSJA
Blerimi një shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Nensi një grua gjermane janë burrë e grua. Nensi për Blerimin është gruaja e dytë, ndërsa Blerimi për Nensin është burri i tretë. Nensi në seancën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare është shprehur se ka dyshime që Blerimi akoma shkon me gruan e parë. Me të jeton në shtëpi, ndërsa ish-gruan e çon në hotel.
Nensi tregon se ajo nuk është shkaktarja e problemeve që ai ka në familje dhe se të dy kanë dashur të bëjnë fëmijë, por nuk mund të marrë këtë hap përderisa Blerimi sipas saj po takon ish-gruan e parë. Ajo ka parë foto së bashku dhe këtë gjë e konsideron si provokim nga ish-gruaja e tij.
Eni Çobani: Ke dalë foto me ish-gruan tënde ndërkohë që jeton me Nensin në Gjermani:
Blerimi: E kam bërë, por për hatër të fëmijëve të mi. Kam dy fëmijë nga martesa e parë.
Nensi: Nuk bëhet ashtu.
Blerimi: Jam divorcuar në vitin 2019, por nuk qëndron problemi tek divorci por tek familja.
Nensi: Blerimi ka bërë divorcin pasi më njohu mua.
Blerimi: Unë jam djali i vetëm, prindërit nuk kanë dashur të humb familjen dhe fëmijët.
Nensi: Pse më ofendojnë mua prinderit dhe ish-gruaja e tij, ata thonë që unë jam k**vë, ata nuk më njohin mua dhe nuk e dinë jetën që unë kam bërë. Babai, ish-gruaja edhe dajat edhe krejt familja më shajnë kështu duke më dërguar mesazhe.
Blerimi: Problemin e kanë pasur tek unë ata. Më kanë akuzuar se ia kam kthyer shpinën. Unë nuk kam dashur të lëndoj Nensin përderisa jetoj me të. E pranoj që nuk dua ta vras shpirtërisht.
Nensi: Ish-gruaja më ka nisur një foto me Blerimin në hotel. Ai më thotë që e bëra për fëmijët. Nuk bëhet kjo gjë për fëmijët.
Blerimi: Unë nuk kam dashur të të fus ty në probleme. Unë jam divorcuar nga ish-gruaja por jo nga nëna e babi dhe familja. Unë nuk dua t’i humbas ata, familja më ka kthyer shpinën.
Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ditën e sotme është trajtuar një rast i veçantë. Bëhet fjalë për një grua nga Gjermania e cila është ...
“Dhe mos harro të dalësh për vrap apo qoftë edhe për ecje nga liqeni!”, u kujdes t’ia përsëriste psikiatrja, ndërsa e përcillte pa ndonjë recetë ku i rekomandon...
Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare është bërë Ramiz Debreshi, 24 vjeç me origjinë nga Dibra, por që ka jetuar në Durrës së bas...
TIRANË- Ish-deputetja demorkate, Jorida Tabaku, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me bizneset e njësisë 3 në Tiranë, ku dhe ka dëgjuar problemet e qyte...
SHQIPËRI- Bizneset shqiptare, në pjesën më të madhe të tyre, janë familjare. Mbiemrat e njëjtë mbizotërojnë në strukturën e pronësisë së kompanive të mëdha...
1 Tetor është vendosur si Dita Botërore e të Moshuarve. Shqiptarët, edhe pse me treguesit ekonomikë dhe të mirëqenies janë më dobët se në rajon, jetojnë më gjat...
SHQIPËRI-Nga 34 subjekte të audituara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në gjysmën e parë të këtij viti u konstatua një dëm rreth 36 milionë euro.Ky dëm vjen...
SHQIPËRI-Humbjet e ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit, kur për gati dy muaj pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, llogariten në rreth 59 miliardë...
Në Kombinat do të nisë zbatimi i projektit për ndërtimin e banesave që u shkatërruan nga tërmeti.Bashkia e Tiranës njoftoi hapjen e procedurës së prokurimit me ...