Art&Argëtim

Jonida Vokshi rrëfen emocionet që ka përjetuar gjatë lindjes: Kisha frikë, kontraksionet po shtoheshin

5 Tetor 2020, 18:16 Nga DOSJA
Jonida Vokshi rrëfen emocionet që ka përjetuar gjatë

TIRANE– Në emisionin ‘Rudina’ ishte e ftuar ditën e sotme aktorja e njohur Jonida Vokshi e cila po ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Prishtinës.

Ajo ka dalë për herë të parë në ekran pasi është bërë nënë e një vajzë tre muaj më parë. Gjatë emisionit, Jonida ka treguar se karantinën dhe muajt e fundit të shtatzënisë i ka kaluar në Prishtinë, pranë bashkëshortit të saj Besnikut, por mendjen e kishte tek prindërit që ndodheshin në Tiranë.

Jonida ka folur edhe për momentin kur ajo lindi, ku ndodhej dhe ndjesit e para që ka përjetuar.

Unë jam kthyer nga Prishtina në muajin e 9-të. Kam mbajtur kontakte me doktoreshën time e cila më tha që të isha në Tiranë gjatë muajit të 9-të. Dukej sikur Emi nuk dëshironte të lindte. Kam qenë me Besnikun duke shijuar një gotë verë. Ishte ora 12 e natës kur më filluan shqetësimet e vogla. Kaloi ora 1:00, kontraksionet po shtoheshin dhe fola me doktoreshën e shkova në spital për t’u përgatitur. Në orën 12 e 30 paradite erdhi në jetë Emi. Është kontakti i parë që ta japin në trup dhe ti qan që e solle shëndoshë e mirë. Unë kisha frikë sepse dëshiroja që e vogla të vinte e shëndetshme në jetë.-është shprehur aktorja në studio.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktorja jonida vokshi rrefen emocionet ne studio aktorja jonida vokshi rrefen emocionet ne studio

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Tetor 2020, 18:58

TIRANË– Një thumb i lëshuar ka nxitur një tjetër debat në skenën e “shoëbizz-it” shqiptar. Moderatori Meriton Mjekiqi ishte i ftuar në “Shiko Kush LUAN”, n...