Art&Argëtim

Swenkska Tageblandet (1942)/ Një qeveri shqiptare e udhëhequr personalisht nga mbreti Zog do të vendoset në Londër

5 Tetor 2020, 12:20 Nga DOSJA
Swenkska Tageblandet (1942)/ Një qeveri shqiptare e udhëhequr

Nga Aurenc Bebja

“Le Petit Marocain” ka botuar, të enjten e 10 dhjetorit 1942, në faqen n°2, shkrimin e “Swenska Tagebladet” në lidhje me krijimin e një qeverie shqiptare në mërgim të udhëhequr nga mbreti Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Stokholm, 9 dhjetor. – Shtypi suedez raporton nga Londra se një qeveri e re në mërgim do të fitojë të drejtën e qëndrimit në Angli. Bëhet fjalë për atë të Shqipërisë, nën udhëheqjen personale të ish-mbretit Zog, me rezidencë në Henley dhe me një oborr mbretëror prej tridhjetë personash.

Korrespondenti i “Swenska Tagebladet” shkruan se marrëdhëniet midis Anglisë dhe Shqipërisë nuk janë ende shumë të qarta, por se ato së shpejti do të sqarohen dhe se statusi i ri shqiptar do të përcaktohet. Ky hap u hodh sipas dëshirës së britanikëve dhe mbështetësve të çështjes së aleatëve në Shqipëri. Kjo tregon se lufta e nervave kundër Italisë do të intensifikohet.

Anglezët, saktëson kjo shkresë, kishin rezervuar lirinë e tyre të plotë të veprimit kur Italia hyri në luftë.”

Marrë nga Darsiani

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur aurenc bebja aurenc bebja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Tetor 2020, 18:58

TIRANË– Një thumb i lëshuar ka nxitur një tjetër debat në skenën e “shoëbizz-it” shqiptar. Moderatori Meriton Mjekiqi ishte i ftuar në “Shiko Kush LUAN”, n...

Art&Argëtim 4 Tetor 2020, 17:25

TIRANË– Blogeri i njohur Olti Curri u ka nxjerrë “të palarat” personazheve publikë në Shqipëri. Si pjesë e jurisë për “Maskat”, Olti Curri ka dështua...