Deri më tani…. figurat e njohura të ekranit shqiptar që mbështesin publikisht politikanët për zgjedhjet e 25 prillit 202
TIRANË– Jemi në nisje të fushatës zgjedhore dhe pranë partive kemi parë figura të njohura të ekranit shqiptar.
Kështu, rasti më i freskët është i missit të parë, Valbona Selimllarit e cila shpjegoi ditën e sotme mbështetjen për të majtën me një thënie të vjetër përmetare:
“Tek Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti. Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna: “Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm” dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë.”
Aktorja Monika Lubonja gjithashtu i është bashkuar Partisë Socialiste pak muaj para zgjedhjeve të prillit 2021. Ajo është prezantuar në një takim që Kreu i Bashkisë Erion Veliaj zhvilloi me Asamblenë socialiste në Njësinë 2.
Në fjalën e saj aktorja Lubonja për të lavdëruar punët e bashkisë në kryeqytet zgjodhi të sillte para socialistëve të njësisë 2 fjalët e vajzës së saj.
Ajo tregoi se vajza e saj i kishte thënë se Tirana kishte ndryshuar shumë dhe fëmijët e qytetit ishin të lumtur.
Mexosopranoja e njohur, Vikena Kamenica teksa ishte e ftuar në një takim të grave socialiste, ku tha se Veliaj është kryetari transformues i Tiranës. Ajo ftoi të gjitha gratë e Shqipërisë që, në respekt të vetes, por edhe për shpresën e madhe për të ardhmen, të mbështesin PS më 25 prill.
“Ne gratë jemi forcë e madhe dhe nuk duhet ta harrojmë kurrë, për të marrë vendimet e duhura dhe të kemi fokusin e qartë, siç një nënë e ka për fëmijën e saj, duhet ta kemi edhe për vendin tonë. Nuk jam këtu për t’ju bindur, sepse ju jeni motori i të vetmes forcë progresiste siç është Partia Socialiste, por flas si grua profesioniste, si shumë gra të tjera që nuk janë pjesë e PS e që nuk duan të angazhohen kurrë në fushata politike, por ama në respekt të vetes sonë, për shpresën e madhe në të ardhmen tonë, duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur dhe të kthejmë sytë andej nga na çmojnë vlerat dhe talentin tonë, andej ku barazia gjinore ka kapur rekorde botërore. Tani dua të ftoj një mik shumë të mirë, një tifoz të madh të grave dhe padiskutim të meritës, kryetarin transformues të bashkisë, Erion Veliaj”, deklaroi Vikena Kamenica pak kohë më parë.
Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri doli zyrtarisht në mbështetje të PS dhe kryebashkiakut Veliaj në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.
Demiri ështe shprehur se Veliaj është shembulli më i mirë për t’u marrë nga të rinjtë dhe të rejat. Mediat kanë raportuar se ajo pritet të jetë në listën e deputetëve të qarkut të Kukësit.
Ish-deputeti Nard Ndoka duket se po bëhet gati për zgjedhjet e 25 Prillit dhe mund të ketë zgjedhur disa figura të njohura të publikut për tu bërë pjesë e Partisë Demokristiane.
Në një fotografi në Instagram, shfaqet pranë këngëtarit Shpat Kasapi, balerinës Isida Mollaymeri dhe këngëtares Valbona Mema.
Imazhin e shoqëroi me shkrimin “aksion” ku duket se i përgjigjet kështu me ironi kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pasi ky i fundit u shfaq përkrah figurave të njohura, si Landi Hysi apo Vikena Kamenica.
Partia Demokratike shfaqet më e qetë në këtë drejtim. Ende asnjë figurë e njohur nuk ka dalë në mbështetje të PD-së për këto zgjedhje (përveç reperit Stresi i cili është i djathtë i flakët).
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Stilisti Kenzo Takada ndërron jetë në moshën 81-vjeçare! Covid-19 i shkaktoi komplikacione shëndetësore
FRANCË– Ndërron jetë stilisti japonez, Kenzo Takada, i cili themeloi shtëpinë e njohur të modës Kenzo.Takada ndërroi jetë në Paris ditën e sotme pasi...
Miku i mirë në ditë të vështirë! Ish-banorja e Big Brother i shuan mallin Fjolla Morinës, pozon me të bijën dhe i dedik
TIRANË– Ish-banorja e Big Brother Albania, Armela nuk e ka lënë vetëm në momentet më të vështira mikeshën e saj, Fjolla Morina. Ajo ka postuar një fo...
Marsela Çibukaj tregon historinë e jetës mes lotëve: Jam nisur me gomone për Itali, ka qenë një terror i vërtetë
Këngëtarja e njohur dhe mjaft e talentuar Marsela Çibukaj është bërë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Ajo ka rrëfyer për he...
ME VIDEO: Eva Murati nuk fshihet, tregon emrin e futbollistit më seksi shqiptar… por bën me “hile”
TIRANË– Moderatorja e njohur Eva Murati, ka treguar se cili është futbollisti shqiptar me seksi. E ftuar në “N’fermë”, Eva u shpreh hapur se mendonte që më...
ME VIDEO: Incidenti në fermë/ Këngëtari i njohur sulmohet nga struci, Eva Murati ulëret dhe ikën me vrap
“N’fermë”, është rubrika më e re në emisionin “E Diell”, e cila e themi me plot gojë që do të jetë surpriza më e bukur e këtij sezoni.Personazhet e njohur të ek...
Paris-Presse (1963)/ Fidel Castro do të hapë një ambasadë në Shqipëri
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Tetor 2020“Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 20 nëntorit 1963, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me dëshirën e Fidel Castro-...
Stresin nuk e lënë të qetë! E fotografojnë teksa ndodhet në banjo duke urinuar, reperi: A nuk pritshe dot me e bo nga për
TIRANE– Stresi është shumë aktiv në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht sjell fotografi nga përditshmëria e tij. Së fundmi, reperi ka lënë të gjithë pa fjal...
Horoskopi i të dielës/ Shenjat e privilegjuara dhe ato që do kenë një ditë për t’u harruar
DashiDita e diel do të nisë mjaft mirë, por me afrimin e pasdites do të keni rënie energjie, duke u ndjerë tejet nervoz. Nëse duhet të bëni diçka të rënd...