Aktualitet

Dita e 7-të e grevës së urisë së Naftëtarëve të Ballshit/ Rëndohet gjendja e tyre shëndetësore, nuk tërhiqen nga ven

4 Tetor 2020, 08:23 Nga DOSJA
Dita e 7-të e grevës së urisë së Naftëtarëve

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e 7-të të grevës së tyre të urisë. Edhe pse gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe përkeqësohet, ata shprehen se nuk do heqin dorë nga greva që kanë nisur.

Familjarët e tyre kanë thënë për ‘Faxnews’ se dhe pse janë në gjendje të mjerueshme nuk do të tërhiqen. Ata shtojnë se nuk kane marrë asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse.

Jemi 900 familje pa bukë këtu në Ballsh. Jemi në gjendje të keqe, nuk po na japin zgjidhje.’– thonë ata.

Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e shtatë të grevës së urisë. Ata kërkojnë rifillimin e punës dhe pagat e prapambetura. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa javë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

(A.B)/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urise e naftetareve naftëtarët e ballshit greva e urise e naftetareve naftëtarët e ballshit

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2020, 07:46

TIRANE– Presidenti Ilir Meta thotë se raporti i ‘Freedom House’ konfirmon qartësisht që vendi po rrëshqet me shpejtësi drejt një junte me “grusht të hekurt”.Sip...