Aktualitet

Video/ Valbona Selimllari bëhet pjesë e PS: Jam me punëmbaruarit, s’ka kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë

4 Tetor 2020, 07:26 Nga DOSJA
Video/ Valbona Selimllari bëhet pjesë e PS: Jam me punëmbaruarit,

TIRANE– Pas Land Hysit, Vikena Kamenicës dhe Monika Lubonjës, edhe Valbona Selimllari ka vendosur që të bëhet pjesën e familjes socialiste.

Teksa shoqëroi kryebashkiakun Veliaj në Zall-Bastar, Selimllari e shpjegoi mbështetjen për të majtën me një thënie të vjetër përmetare:

Tek Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti. Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna: “Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm” dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë.”- u shpreh Selimllari.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet valbona selimllari ne ps valbona selimllari ne ps

Sondazh

Poll