Aktualitet

Babë e bir plagosën dy persona me mjete të forta, arrestohet 57-vjeçari, shpallet në kërkim djali i tij

4 Tetor 2020, 07:23 Nga DOSJA
Babë e bir plagosën dy persona me mjete të forta, arrestohet

KRUJE– Babë e bir nga Kruja, akuzohen se kanë plagosur me mjete të forta dy shtetas.

Personat e plagosur ndodhen në spital duke marrë trajtimin e duhur për plagët e marra nga goditjet. Autorët e plagosjes së dyfishtë janë shtetasit V.A 57-vjeç, dhe E.A 22-vjeç, bab e bir, ndërkohë që të plagosur janë shtetasit shtetasit F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç të afërm mes tyre.

Policia ka mundur që të arrestojë në flagrancë 57-vjeçarin dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar dhe shpallet në kërkim një tjetër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan  në flagrancë shtetasin V.A., 57 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim për djalin e tij, shtetasin E.A., 22 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me një send të fortë, në pjesë të ndryshme të trupit shtetasit F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosen 2 persona plagosen 2 persona

Sondazh

Poll