Aktualitet

I gjenden 4 kg drogë në banesë, arrestohet 62-vjeçari në Tropojë

3 Tetor 2020, 07:01 Nga DOSJA
I gjenden 4 kg drogë në banesë, arrestohet 62-vjeçari

TROPOJË- Policia e Tropojës ka arrestuar 62-vjeçarin me iniciale A.S, pasi është kapur me lëndë narkotike. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 62-vjeçarit, janë sekuestruar 4 kg kanabis, si dhe disa bimë kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet me sukses operacioni antidrogë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë. Sekuestrohen 4 kg lëndë narkotike kanabis dhe bimë kanabis. Vihet në pranga autori. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë informacioneve të mara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, zhvilluan me sukses operacionin antidrogë, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A.S., 62 vjeç, banues në fshatin Bradoshnicë, Tropojë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 62-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe disa bimë kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur “Pylli”, sipër fshatit Bradoshnicë u gjetën disa bimë në proces tharje të dyshuara kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 62-vjeçari në tropojë arrestohet 62-vjeçari në tropojë

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Tetor 2020, 20:10

ELBASAN– Trepersona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi ë In...