Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan/ Të rinjtë përleshen brenda një lokali, disa të plagosur, Policia “blindon” zon

3 Tetor 2020, 06:26 Nga DOSJA
Të shtëna me armë zjarri në Elbasan/ Të rinjtë

ELBASAN- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një sherr mes disa të rinjve në një lokal në bulevardin “Aqif Pasha”, në Elbasan.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në sherr janë përfshirë disa persona, të cilët kanë goditur njëri-tjetrin me shishe, gota apo objekte të tjera.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se të rinjtë kanë qëlluar edhe me armë zjarri dhe janë plagosur disa persona.

Menjëherë pas ngjarjes, qyteti i Elbasanit është “blinduar” me forca policore dhe janë shoqëruar disa persona.

Ende nuk kemi një njoftim zyrtar nga Policia për këtë ngjarje. Ndërkohë mësohet se lokalin ku ndodhi sherri, më herë ka pasur një shpërthim me eksploziv.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr masiv ne elbasan të shtëna me armë zjarri në elbasan sherr masiv ne elbasan të shtëna me armë zjarri në elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Tetor 2020, 20:10

ELBASAN– Trepersona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi ë In...