Art&Argëtim

SHERRI/”Për mua je Miss, jo gazetare”, presidenti i FSHF përplaset me Hygerta Sakon, moderatorja: Unë s’jam e bukur, ka

3 Tetor 2020, 09:37 Nga DOSJA
SHERRI/”Për mua je Miss, jo gazetare”, presidenti i FSHF

TIRANË- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares Hygerta Sako. I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ku u diskutua bojkoti i futbollit në Shqipëri për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste dhe presidentëve të Superligës, gazetarja pyeti Dukën, a ishte faji i Dukës që klubi i Tiranës humbi. Këtu, presidenti Duka u përgjigj me seksizëm duke e quajtur Sakon një mis, e jo gazetare.

PËRPLASJA E SAKOS ME DUKËN: 

Hygerta Sako: Humbja e Tiranës është faji juaj për shkak të bojkotit?

Duka: Eha këto janë muhabete për interesa të personave në veçanti. Për mua Hygerta është më shumë Miss se sa gazetare.

Hygerta Sako: Ju i shmangeni gjithmonë pyetjeve dhe duket se i keni mësuar përmendësh këto gjëra. Unë nuk jam e bukur, por jam gazetare prej 25 vitesh.

Duka: Nuk e di kush i bën këto pyetje, por këto janë tema specifike. Nëse do të kishim luajtur do të thonin që ishin të lodhur, tani thoni u eleminuan nga bojkoti, por për mua Tirana bëri sukses.

Hygerta Sako: Ju nuk ndiheni në faj për humbjen e Tiranës?

Duka: Nuk ndihem aspak fajtor, pasi për mua Tirana arriti sukses në Europë.

Shmangia e presidentit të FSHF ndaj pyetjes së një gazetareje nuk është hera e parë që shihet në televizionet shqiptare. “Tempujtë” ku flitet më shumë se askund për barazinë gjinore, janë kthyer në arena seksizmi. Sako nuk ia la mangut përgjigjien kreut të FSHF-së, duke ia qartësuar se puna e saj nuk lidhet me bukurinë dhe pamjen e jashtme, por sërish ky debat na la një shije të keqe…

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz armando duka hygerta sako seksizmi ne media sherri duka-sako armando duka hygerta sako seksizmi ne media sherri duka-sako

Sondazh

Poll