Art&Argëtim

Pas largimit të Altin Bashës/ Indrit Çobani është regjisori i ri “Portokallisë”, ka vënë në skenë me dhjetëra shf

3 Tetor 2020, 06:21 Nga DOSJA
Pas largimit të Altin Bashës/ Indrit Çobani është

TIRANË- Pak ditë më parë u dha lajmi se Altin Basha, regjisori prej 17 vitesh i programit “Portokalli” në Top-Channel është larguar përfundimisht nga ky spektakël.

Por kush do të vendoset në vend të tij? 

Mësohet se regjisori i ri i “Portokallisë” do të jetë Indrit Çobani, i cili është një nga emrat më të sukseshëm të skenës dhe ekranit shqiptar. Aktualisht ai është regjisor dhe aktor në Teatrin Kombëtar dhe ka ka shkëlqyer me një gamë të gjerë në karakteret e konsideruara elitare si Makbeth, Engjejt e Amerikes, Familja Tot etj.

Po kështu, ai ka qenë regjisor i dhjetëra sektakleve dhe programeve televizive si Opinion, “6 dite pa ermalin”, “Thurje”,  Çmimet Kult.  Çobani ka spikatur si aktor edhe në filmat “Ti Mund të Më quash Xhon” dhe “Dita zë fill”. Po kështu, ai ka edhe një eksperiencë në televizion nën drejtimin e formatit “180 Gradë” nga Jonida Vokshi në platformën Dixhitalb.

Dosja.al raportoi pak ditë më parë se Altin Basha dha dorëheqjen, pasi i ishin hequr shumë kompetenca. Ndërkohë ai vendosur të respektojë kontratën, duke qëndruar në punë edhe tre muaj të tjerë, në mënyrë që në dhjetor të këtij viti, të shkëputet përfundimisht nga Top-Channel.

Pas kësaj dorëheqje, ‘të pakënaqurit’ e Bashës, kanë nisur të negociojnë rikthimin e tyre në “Portokalli”. Delinda Disha, Xhemi Shehu, Egla Ceno, Redana Caci dhe Gazmend Paj, po provojnë sërish fatin. Ndërkohë, për Altin Bashën thuhet se mund të shkojë në ABC, News. Kjo nuk është konfirmuar ende nga regjisori.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz altin basha largohet nga portokalli indrit çobani altin basha largohet nga portokalli indrit çobani

Sondazh

Poll