Art&Argëtim

‘S’më duhet burri’, këngëtarja e famshme Cheril Cole: Do i bëj fëmijët pa kryer marrëdhënie

15 Prill 2019, 09:53 Nga DOSJA
‘S’më duhet burri’, këngëtarja e famshme Cheril

Pak më shumë se një vit pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Liam Payne, Cheryl tashmë nënë e një fëmije ka treguar se si ka ndryshuar që nga lindja e djalit të saj, Bear.

Këngëtarja ka rrëfyer që ka ndërmend t’i bëjë një motër ose vëlla djalit të saj, por për këtë nuk ka nevojë për një burrë.

E pyetur nëse do kishte dëshirë për një fëmijë tjetër, Cheril e ka pohuar për ‘The Teleghraph’.

“’Po’, por ju nuk duhet domosdoshmërisht të jeni në një marrëdhënie. Unë kam një mik që ka pasur dy fëmijë duke përdorur donatorë, jo gjithçka duhet të jetë konvencionale. Mund të kalojnë moshat duke kërkuar njeriun e duhur, duke pritur kohën e duhur për t’u mbetur shtatzënë, atëherë burri i duhur mund të jetë njeri i gabuar.”-ka thënë këngëtarja Cheryl Cole.

Këngëtarja ka treguar se e ka përjetuar shumë divorcin dhe ka qenë nëna e saj, që e ka ndihmuar të kalojë situatën e vështirë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz cheryl cole këngëtare nuk më duhet burri për të bërë fëmijë cheryl cole këngëtare nuk më duhet burri për të bërë fëmijë

Sondazh

Poll