Politike

Basha: 100 mijë persona humbën punën, qeveria t’u japë rrogë, të paktën sa për të mbajtur frymën, të dyfishohet ndi

1 Tetor 2020, 19:49 Nga DOSJA
Basha: 100 mijë persona humbën punën, qeveria t’u japë

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se deri më tani 100 mijë persona kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë. I ftuar në “Çim Peka live”, Basha tha se tashmë, edhe pse kanë marrë paga lufte, ata njerëz nuk kanë me çfarë të mbajnë veten dhe me çfarë të ushqehen.

Pjesë nga biseda

Lulzim Basha: Janë 100.000 të papunë që kanë humbur vendin e punës. I dhe dy paga? Po tani me çfarë hanë ata? Po si mund t’i thuash vetes ti kryeministër, kur nuk i ke dhënë përgjigje kësaj pyetjeje? Këta njerëz me çfarë rrojnë? Fëmijët e tyre me çfarë jetojnë?

Gazetari: Dhe ju çfarë propozoni për këtë?

Lulzim Basha: Ne propozojmë për të gjithë njerëzit që kanë humbur gjatë këtij viti vendin e punës, një pagë për gjashtë muajt e ardhshëm, një çek prej 160.000 lek të vjetra në muaj që është minimum. Sigurisht nuk është e mjaftueshme, por është diçka minimale kur i thonë për të mbajtur frymën. Ne propozojmë ngjitur me këtë masë një masë tjetër, çdokush nga ky kontigjent që ka humbur vendin e punës që rrimeret në punë, biznesi që e rimerr në punë të marrë drejtpërdrejt nga qeveria 200.000 lek të vjetra për çdo person që ripunëson. Ne propozojmë të dyfishohet urgjentisht ndihma ekonomike, se ajo ndihmë qeshrake që marrin familjet në nevojë ishte e pamjaftueshme para pandemisë është edhe më e pamjaftueshme sot. Ne propozojmë që pensionistët për nga mosha janë më të ekspozuarit ndaj rrezikut të COVIDIT, të marrin minimalisht nga një 20 mijë leksh për çdo pensionist në muaj, për ato shpenzime ekstra që i duhen për të blerë një maskë, për të blerë një dezinfektant.

Çim Peka: 20 mijë lekë të vjetra.

Lulzim Basha; Të vjetra. Flasim gjithmonë me lekë të vjetra për hir të komunikimit me qytetarët. Ne propozojmë që çdo biznes i vogël të marrë një çek prej 1 mijë euro, për këtë periudhë 6-mujore, për të amortizuar sa më pak, për të mbajtur kokën mbi ujë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll