Sport

Një formacion i tërë me koronavirus, klubi i Genoa-s publikon emrat e të infektuarëve me COVID-19, mes tyre edhe një shqip

1 Tetor 2020, 08:43 Nga DOSJA
Një formacion i tërë me koronavirus, klubi i Genoa-s publikon

ITALI-Ritestimet e kryera te stafit dhe futbollistët e Genoas kanë konfirmuar sërish 11 perona pozitivë ndaj koronavirusit dhe drejtuesit e klubit kuqeblu kanë kërkuar shtyrjen e ndeshjes me Torinon, e planifikuar për t’u luajtur të shtunën në mbrëmje.Ka qenë vetë presidenti Enrico Preziosi, që nëpërmjet një deklarate për mediat italiane, ka theksuar se nëse ndeshja nuk shtyhet, atëherë Genoa do të përfaqësohet me të rinjtë dhe se kjo do të cënonte garën.

Klubi italian ka bërë të ditur emrat e futbollistëve që janë prekur nga koronavirusi mes tyre edhe futbollisti me origjinë shqiptare Valon Behrami. Francesco Cassata, Lukas Lerager, Federico Marchetti, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Mattia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanovic, Lasse Schone, Davide Zappacosta kanë rezultuar pozitiv. Behrami ishte i fundit që ka rezultuar i infektuar, pasi lojtari kishte dalë negativ ditën e hënë, por në testin e dytë rezultoi i infektuar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport genoa itali valon behrami genoa itali valon behrami

Sondazh

Poll

Sport 30 Shtator 2020, 20:40

GJERMANI– Bayern Munich fiton trofeun e pestë  brenda pak muajsh, duke konfirmuar se mbetet skuadra më e mirë e momentit në Europë. Bavarezët mposhtën 3-2...