Art&Argëtim

Chrissy Teigen dhe John Legend humbasin fëmijën e tyre të tretë, modelja vajton në spital: Nuk ishim në gjendje të ndalon

1 Tetor 2020, 06:37 Nga DOSJA
Chrissy Teigen dhe John Legend humbasin fëmijën e tyre të

SHBA– Modelja e njohur Chrissy Teigen ka humbur fëmijën e saj të tretë.

Chrissy ka humbur fëmijën pas komplikimeve që ka pasur pas shtatzanisë. Teigen ishte në pritje të një vogëlushi të cilit i kishte vendosur dhe një emër pasi do ta quante Jack. Ishte hemoragjia ajo e cila bëri që modelja të humbiste foshnjën e saj.

Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë modelja në Instagram ku ka publikuar foto me vogëlushin e pajetë në krah teksa pranë ka bashkëshortin e saj, John.

Shkrimi prekës i Chrissy Teigen:

Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të tillë që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë. Ne nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht qeseve të transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte.

Ne kurrë nuk vendosim për emrat e foshnjave tona deri në momentin e fundit të mundshëm pasi të kenë lindur, pak para se të largohemi nga spitali. Por ne, për ndonjë arsye, kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack ka punuar aq shumë që të jetë pjesë e familjes tonë të vogël, dhe ai do të jetë, përgjithmonë.

Për Jack-un tonë – Më vjen shumë keq që momentet e para të jetës tënde u përballë me kaq shumë komplikime, saqë ne nuk mund të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Ne gjithmonë do të të duam.

Faleminderit të gjithëve që na keni dërguar energji pozitive dhe lutje. Ne e ndiejmë të gjithë dashurinë tuaj dhe ju vlerësojmë vërtet.

Jemi kaq mirënjohës për jetën që kemi, për fëmijët tanë të mrekullueshëm Luna dhe Miles, për të gjitha gjërat mahnitëse që kemi mundur të përjetojmë. Por e përditshmja nuk mund të jetë plot diell. Në këtë ditë më të errët, ne do të pikëllohemi, do të qajmë por ne do të përqafojmë dhe ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe do ta kalojmë atë.

 

 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz chrissy teigen humb femijen modelja chrissy teigen chrissy teigen humb femijen modelja chrissy teigen

Sondazh

Poll