Aktualitet

29 Shtator 2020, 21:07 Nga DOSJA

TIRANË– Prej muajsh tashmë virusi COVID-19, është pjesë integrale e jetës sonë. Në vendin tonë qindra infektime regjistrohen çdo ditë, ndërsa numri i vdekjeve varion zakonisht nga 2-5 perona për 24 orë. Situata e virusit në vend ishte temë diskutimi në studion e emisionit “Open”, ku të ftuar ishin Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi dhe Drejtori i QSUT-së (Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza) Skënder Brataj.

Gazmend Koduzi: Sipas meje shifrat nuk janë reale, sepse numri i testimeve që bëhen për të kapur rastin është shumë i ulët në Shqipëri. Shqipëria është vendi i fundit në rajon, për numrin e testimeve në milion banorë. Këto shifra që tregohen nuk janë normale. Nuk mund të deklarohet se ne kemi sukses me masat që kemi marrë, sepse qeveria nuk ka marrë asnjë masë. I sjell në vëmendje kolegut Brataj, që ekipi i italianëve, që erdhën para dy muajsh në Shqipëri, në rezymenë që i bënë situatës në Shqipëri.

Skënder Brataj: Unë qëndrova dy javë me italianët nuk e dëgjova ndonjëherë një gjë të tillë. Testimet nuk bëhen sepse vendosim të bëjmë më shumë apo më pak, por vendos nevoja që paraqitet.. Nga korriku e këndej shifrat janë dyfishuar, kapacitetet për të testuar nga 400-500 që ishim deri në atë moment jemi 800-1000.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend koduzi skender brataj gazmend koduzi skender brataj

Sondazh

Poll