Aktualitet

Na ka mbyllur Bashkimi Europian derën? Manastirliu: Jo se nuk na duan, kanë vendosur targetin e infektimeve, ja sa e kemi tren

29 Shtator 2020, 20:49 Nga DOSJA
Na ka mbyllur Bashkimi Europian derën? Manastirliu: Jo se nuk na duan,

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se Bashkimi Europian nuk ia ka mbyllur derën Shqipërisë sepse nuk e do, për për shkak të trendit të infektimit me Covid-19. E ftuar në studion e ‘Open”, Manastirliu u shpreh se BE-ja ka vendosur që të presin vetëm vendet me trendin e infektimeve me 50 raste të reja për 100 mijë banorë, kurse Shqipëria e ka 65.

E para nuk mund të themi që na ka mbyllur derën Bashkimi Evropian se është penalizuese edhe kur e mendon. Lëvizja e lirë është sot në një moment e orientuar nga situata shëndetësore që kanë vendet dhe nuk është një mbyllje dere nga BE sepse nga pikëpamja politke ne nuk na do Evropa, përkundrazi BE sipas vendeve të ndryshme ka një tregues që e ka vlerësuar sipas qëndrës së europiane të kontrollit të sëmundjeve dhe ka vendosur një target i cili është 50 raste të reja për 100 mijë banorë, si një tregues pra 14 ditorë.

Ky është po themi indikator është vendosur që në momentet të tre mujorit të parë të epidemisë, më pas rreth muajit qershor-korrik pikërisht kur atëherë vendet evropiane po uleshin në trend. Tani që sigurisht jam e bindur që do të ketë një raport reflektimi edhe për sa i përket Shqipërisë. Trendi ynë në 2 javët e fundit është 65 raste për 100 mijë banorë.

Patjetër që i vihet gishti qeverisë për çdo gjë që nuk shkon, por në këtë pikë qeveria ësgtë duke bërë detyrën 24/7 duke u përpjekur për të kufizuar pikërisht përhapjen e infeksionit, por ka edhe një detyrë që është detyra qytetare që është sjellja individuale e jona duke zbatuar protokollet e shëndetësisë,  të jemi të bindur ne do të kemi tregues të mirë, kjo është arma që përdorin e gjitha bota për të parandaluar janë masat e thjeshta,”- u shpreh Manastirliu.

Ministrja shtoi gjithashtu se në Shqipëri nuk është mbyllur asnjë shkollë për shkak të infektimeve me Covid-19.

Nuk ka asnjë shkollë të mbyllur për shkak të koronavirusit. Çdo rast infektimi është i rëndësishëm për ne, por primar e kemi dhe testimin për mësuesit e nxënësit sepse e rëndësishme është të mos ndërpritet procesi mësimor, dhe këtu nuk flas për mbyllje shkollash. Masat në shkolla po vijojnë të zbatohen , por duhet angazhim nga të gjitha,”- tha ministrja më tej.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll