Art&Argëtim

Ish i fejuari i Demi Lovatos tha se ndarjen e mësoi në media, burime pranë këngëtares përgënjeshtrojnë deklaratën e tij

28 Shtator 2020, 10:46 Nga DOSJA
Ish i fejuari i Demi Lovatos tha se ndarjen e mësoi në media, burime

SHBA– Pak muaj pasi zyrtarizuan lidhjen, Demi Lovato dhe Max Ehrich i kanë dhënë fund marëdhënies së tyre.

Fillimisht nuk janë kuptuar arsyet e ndarjes, mirëpo Max përmes një deklarate ka shpjeguar më në detaje ndarjen.

Ai ka treguar se lajmin për ndarjen e ka marrë vesh përmes mediave. Por sipas burimeve të People, thuhet se Demi e ka paralajmëruar ish- të fejuarin, me të cilin pati gjashtë muaj lidhje dashurie.

Dyshja kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe kanë fshirë fotografitë e përbashkëta.

Lovato dhe Ehrich filluan romancën në mars të këtij viti, ndërsa kaluan karantinën gjatë pandemisë së bashku, kurse në korrik u fejuan.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz demi lovato demi lovato

Sondazh

Poll