Art&Argëtim

“Babi të do shumë”, Mozzik përlotet me Hanën në skenën e “Shiko Kush LUAN”: Gjithçka do të bëj do jetë vetëm

27 Shtator 2020, 09:03 Nga DOSJA
“Babi të do shumë”, Mozzik përlotet me Hanën

TIRANË– Reperi i njohur shqiptar, Mozzik ka qenë i ftuar ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në premierën e emisionit “Shiko Kush LUAN” me moderatoren Luana Vjollca.

Gjatë emisionit Mozzik nuk u ka shpëtuar as pyetjeve për Hanën, por teksa ka performuar disa nga HIT-et e tij më të dashura për publikun nuk ka lënë pas as këngën “HANA”, kushtuar vajzës së tij.

Pak para performancës së reperit Luana zhvilloi një intervistë në lidhje me Hanën ku Mozzik nuk mundi të mos emocionohej teksa fliste për vajzën e tij.

Në fund të intervistës moderatorja e pyeti se cili është mesazhi që do të donte të merrte Hana nga kjo intervistë nëse e sheh një ditë?

“Hanës do i thoja që babi të do shumë. E gjithçka kam bërë e do të bëj do jetë gjithmonë vetëm për ty e të mirën tënde.”– ka qenë kjo përgjigjia e tij  me lot në sy, duke emocionuar të gjithë publikun.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz hana mozzik hana mozzik

Sondazh

Poll