Art&Argëtim

Tërhoqi vëmendjen e veshur me të kuqe/ Fustani i Luana Vjollcës në “Shiko kush LUAN” kushtoi 5.490 euro

27 Shtator 2020, 10:14 Nga DOSJA
Tërhoqi vëmendjen e veshur me të kuqe/ Fustani i Luana

TIRANË-  Mbrëmjen e së shtunës moderatorja e njohur Luana Vjollca u rikthye në ekran me emisionin e saj “Shiko kush LUAN”.

Ajo kishte zgjedhur të ftonte në puntatën e parë disa nga emrat më të dashur për publikun shqiptar, ndërsa vet tërhoqi shumë vëmendje e veshur me një fustan të kuq elegant dhe duket shumë klas me këtë pamje.

Sipas faqes së njohur në Instagram “Mespërmes”, ky fustan nga Alexander McQueen ka një shifër marramendëse. Kushton plot 5.490 euro. E mesa duket kjo shifër është mëse e vërtetë pasi postimin e “Mespërmes”  me fustanin e saj e ka pëlqyer edhe vet Luana.

Përmes disa postimeve në Instagram, Luana tregoi se të ftuar në puntatën e parë kishte të ftuar Lori Hoxhën, Kidën, Mozzik, Emina Çunmulaj, Arbër Hajdari, Xhesika Berberi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz luana vjollca luana vjollca

Sondazh

Poll