Aktualitet

Tërmeti me magnitudë 3 lëkund Shqipërinë, epiqendra 4 kilometra larg Lushnjes

27 Shtator 2020, 16:06 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Një tërmet me magnitudë 3.0 gradë të shkallës rihter ka lëkundur vendin tonë ditën e sotme. Sipas EMSC, faqes së njohur që raporton lëkundjet sizmike, tërmeti ka qenë me epiqendër 4 kilometra larg qytetit të Lushnjes dhe 33 kilometra larg qytetit të Elbasanit. 

Thellësia e tij ishte 10 kilometra, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë pikërisht në Lushnje e Elbasan dhe fshatrat rreth tyre. 

Nga Ministria e Mbrojtjes nuk ka pasur asnjë njoftim në lidhje me këtë lëkundje, ndërkohë që nuk bëhen me dije të ketë pasur dëm në njerëz apo materiale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shqiperi termet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shtator 2020, 15:22

TIRANË– Moderatorja shqiptare Arjola Shehu është infektuar me Covid-19. Përmes një statusi në Instastory, Shehu ka bërë me dije këtë lajm të keq, teksa shk...