Ekonomi

Lëvizje të bujshme në botën e biznesit shqiptar, ish-zv.ministrja e Financave merr drejtimin e Digitalb

9 Prill 2019, 09:56 Nga DOSJA
Lëvizje të bujshme në botën e biznesit shqiptar,

TIRANË-Pas shkarkimit të Alban Jahos nga drejtimi i Digitalb, pasuesja e tij është Albana Shkurta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në mbledhjen e ditës së sotme është vendosur që Shkurta, të marrë drejtimin e njërës prej kompanive më të mëdha në Shqipëri.

Vendi i CEO-s ose drejtorit të Përgjithshëm qëndronte bosh që prej muajit janar kur u shkarkua Alban Jaho. Mediat raportuan se Jaho u shkarkua pasi u kap me shkelje të rënda nga Vjollca Hoxha, një prej aksionereve kryesore të kompanisë.

Kush është Albana Shkurta?

Albana Shkurta ishte një nga zv.ministret e ministrisë së Financave që prej vitit 2017. Albana Shkurta, ka qenë më herët drejtoreshë e “Albanian Distribution and Development” shpk, ose siç njihet ndryshe, kompania që merret me shpërndarjen e pijes energjike RedBull në Shqipëri. E diplomuar përr ekonomi dhe biznes në Universitetin e Vjenës, Shkurta katapultohet kështu në një nga post mjaft të rëndësishëm.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi alban jaho albana shkurta drejtori i digitalb alban jaho albana shkurta drejtori i digitalb

Sondazh

Poll