Aktualitet

Lajmi për hapjen e ambienteve të mbyllura u mbajt katër ditë peng, Komiteti i Ekspertëve e thuri udhëzuesin më datë 23 s

27 Shtator 2020, 15:11 Nga DOSJA
Lajmi për hapjen e ambienteve të mbyllura u mbajt katër ditë

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri me dije sot se miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen nga data 1 tetor të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura. Ky lajm u dha fillimisht mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama gjatë një inspektimi në disa lokale në Vlorë.

Pak minuta më vonë, doli në një koferencë për mediet edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, e cila sqaroi se do të vijonë të mbeten të mbyllura klubet e natës, pub-e e disko-t, apo veprimtari të këtij lloji.

Mirëpo, udhëzuesi për rregullat që do të ndiqen në lidhje me hapjet e bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura, nuk është shkruar dhe përpunuar sot. Siç dhihet dhe në dokumentin e firmosur nga Albana Fico, gjithçka është planifikuar që në datë 23 shtator.

Por përse u deshën katër ditë për ta bërë publike këtë gjë?

Gjithsesi, në udhëzues caktohen rregullat e reja. Në baret dhe restorantet do të krijohet një tunel kalimi për të mbërritur tek kasa, në mënyrë që klientët të kenë sa më pak kontakt me njëri tjetrin. Sa u përket pishinave, ajo që theksohet që në fillim të protokollit është se evidentimi qoftë edhe të një rasti të vetëm në strukturat e tyre do të sjellë mbyllje të aktivitetit, pavarësisht hetimit epidemiologjik. Po kështu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapen në ambientet e brendshme lokalet hapen në ambientet e brendshme lokalet

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shtator 2020, 11:24

Rehabilitimi i rrugëve fut në kaos Tiranën

rojektit të transformimit të Bulevardit Zogu i Parë, i cili zgjat tashmë prej një viti, i është shtuar së fundmi edhe projekti i ndërtimit të rrjetit të ri të k...