Art&Argëtim

Industria e muzikës në krizë nga Covid-19, Elton Deda: Nuk punojmë dot, jo sepse jemi të paaftë, por sepse nuk lejohemi

26 Shtator 2020, 17:13 Nga DOSJA
Industria e muzikës në krizë nga Covid-19, Elton Deda: Nuk

TIRANË- Këngëtari Elton Deda në një postim në Facebook kka shprehur mendimin e tij në lidhje dëmtimin që i ka bërë pandemia e koronavirusit industisë së muzikës. Në lidhje me këtë ai një pjesë së fajit ja ka hedhur qeverisë duke deklaruar se nuk po lejohen të kryejnë punën e tyre. Ai gjithashtu ka thënë se këngëtarët dhe muzikantët nuk janë pasanikë dhe se kanë nevojë të punojnë që të mbajnë familjet gjallë.

“Tashmë ne muzikantët në Shqipëri e Kosovë po hyjmë në muajin e 8 pa punuar. Një pjesë dërrmuese e jona, të ardhurat kryesore i kanë prej punës së lodhshme deri në orët e para të mëngjesit, në klube, bare e lounge të ndryshme.

Nuk punojmë dot, jo sepse jemi të paaftë, por sepse nuk lejohemi. Mbasi na kanë denigruar mirë e mirë me akte normative të bëra nga njerëz që thjesht nuk duan t’ja dinë për jetët e të tjerëve, mbasi na konsiderojnë pasanikë, ndërkohë që shumë prej nesh po shkojnë drejt falimentit financiar, edhe nuk na dëgjojnë e nuk na përfillin.

Nëse na mbyllën, duhet të mendoheshe një strategji kompensimi, minimumi që mund të bëjë një shtet te i cili ne paguajmë rregullisht taksa. Personalisht ndihem tepër pesimist, më tepër prej indiferencës sesa prej gropës që thellohet çdo ditë”,përfundon këngëtari Deda.

Tashme, ne muzikantet ne shqiperi e kosove po hyjme ne muajin e 8 pa punuar. Nje pjese derrmuese e jona, te ardhurat…

Gepostet von Elton Deda am Samstag, 26. September 2020

Gjatë pandemisë qeveria vendosi që të mbyllte çdo aktivitet të jetës së natës dhe si dhe ndalimin rreptësisht të gëzimeve familjarë dhe të çdo aktiviteti që krijon dyndje njerëzish. (I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elton deda postimi i elton dedes elton deda postimi i elton dedes

Sondazh

Poll