Aktualitet

Defektet nga moti i keq, OSHEE: I është rikthyer energjia elektrike 67% të abonentëve të prekur

26 Shtator 2020, 20:03 Nga DOSJA
Defektet nga moti i keq, OSHEE: I është rikthyer energjia elektrike

TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë një njoftim lidhur me problemet që ka shkaktuar moti i keq në disa zona të Shqipërisë. OSHEE ka njoftuar se u është rikthyer energjia elektrike 67% të abonentëve të prekur dhe se 70% e  fiderave janë riparuar.

Më tej, OSHEE bën me dije se punonjësit në terren po punojnë për të normalizuar situatën.

“OSSH raporton se, referuar situatës në mëngjes (ora 07:30) kemi përmirësim të ecurisë të furnizimit me energji, riparuar defektet në 70% të fiderave, rikthyer energjia në rreth 67% të abonentëve të prekur. Edhe pse me mot aspak të favorshëm, punonjesit e terrenit po japin maksimumin për normalizimin e situatës,”- shkruhet në njoftim.

Reshjet e shiut që mbërthyen mbrëmjen e djeshme kryeqytetin e jo vetëm ishin paralajmëruar nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i cili njoftoi se do të kishte reshje intensive shiu për 5 ditët e ardhshme në zonat veriore dhe veri-lindore të vendit tonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet oshee reshje shiu ne shqiperi oshee reshje shiu ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 16:11

TIRANË– Komandati i Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku ka paditur presidentin e Republikës, Ilir Metën dhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xha&cced...