Aktualitet

I çmendur nga xhelozia, shqiptari tenton të mbysë gruan me tel. Si shpëtoi për mrekulli 41-vjeçarja, i tha se në spital d

26 Shtator 2020, 20:16 Nga DOSJA
I çmendur nga xhelozia, shqiptari tenton të mbysë gruan me tel.

ITALI– Policia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar nga Genova pasi  tentoi të mbyste me një tel ish-gruan e tij italiane. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e 47-vjeçarit, si pasojë e xhelozisë së tepruar të shqiptarit.

Me arsyetimin që ajo të tërhiqte një dokument pune, shqiptari ftoi ish-gruan në shtëpinë e tij, dhe në momentin që ajo hyri në shtëpi mori një tel elektrik dhe u përpoq ta mbyste.

41-vjeçarja italiane ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa në sekondat e fundit ka bindur burrin e saj, që të ndërpriste dhunën dhe ta dërgonte në spital. Teksa negocionte, ajo e bindi ishin e saj se në Polici do të depononte se ishte sulmuar nga një i panjohur.

Sapo mbërritën në spital, shqiptari u arrestua, pasi pavarësisht prezencës së burrit, 41 – vjecarja arriti që t’i bindte efektivët e policisë se ai ishte i agresori. Mjekët njoftuan Policinë, ndërsa burri u arrestua për vrasje në tentativë.

Marrë nga Genova24

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia italiane policia italiane

Sondazh

Poll