Art&Argëtim

Propozimi i ministres së Kulturës, Elva Margariti: Opera të shkëputet nga shteti

23 Shtator 2020, 16:18 Nga DOSJA
Propozimi i ministres së Kulturës, Elva Margariti: Opera të

TIRANE-Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me drejtoreshën e Teatrit të Operës Zana Çela dhe stafit artistik në godinën e restauruar për performancën të TKOB-së.

Propozimi për shkëputjen e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore nga Ministria e Kulturës duket se ishte tema e bisedës gjatë takimit.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka propozuar që Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit të shkëputet nga varësia nga shteti. Ajo shprehet, se ky institucion i sapo rikonstruktuar të jetë i pari që do t’i jap jetë kësaj konkurrence në vend.

TKOB, siç tha dhe drejtoresha Zana Çela, duhet të dalë jashtë skemës së kësaj varësie nga shteti. Në asnjë vend tjetër, jo vetëm në Europë, por dhe në kontinente të tjera nuk gjejmë formula të tilla. Besoj se është momenti me një investim të tillë, që ka bërë qeveria shqiptare, me një rrugë tashmë të hapur dhe infrastrukturë të shtuar që të fillojë dhe të ndryshojë totalisht mendësia e konkurrencës në të gjithë territorin kombëtar dhe kjo pse jo le të jetë shtëpia e parë, që kjo konkurrencë të nis dhe të marr jetë”, shprehet gjatë këtij takimi Elva Margariti, ministrja e Kulturës.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture opera shkeputje opera shkeputje

Sondazh

Poll