Art&Argëtim

Kush janë personazhet shqiptarë që shkojnë në punë me bukë me vete?

14 Prill 2019, 14:12 Nga DOSJA
Kush janë personazhet shqiptarë që shkojnë në punë

Ata që kanë lindur para viteve ’90 e kanë me siguri të gjallë kujtimin e bukës me vezë të skuqur të mbështjellë me letër makaronash dhe më e keqja me gazetë.

Punëtorët e mbanin nën sqetull, ndërsa nxënësve ua fusnin nëpër çantat e shkollave nënat e gjyshet. Më pas “buka me vete” u zëvendësua nga byrekët trekëndësh, pastaj me sanduiçë, e ca më tej, për të punësuarit nëpër administrata e aktivitete të rëndësishme private me paketat e përgatitura nga restorantet.

Disa nga personazhet e njohur të ekranit kanë pranuar se i janë kthyer zakonit të vjetër. Ish- deputete e PD-së, Grida Duma apo zv/kryeministri, Erion Braçe janë dy nga figurat e njohura të ekranit që e kanë pranuar se buka me vete do të mbetet një faktorë kryesor i të jetuarit shëndetshëm.

Marrë nga Top Channel

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim erion brace grida duma erion brace grida duma

Sondazh

Poll