Politike

Protesta/ Gjonaj: Opozita nxiti dhunën, të vihet në vend drejtësia për policët e plagosur

14 Prill 2019, 11:23 Nga DOSJA
Protesta/ Gjonaj: Opozita nxiti dhunën, të vihet në vend

TIRANË- Ministjra e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat ka reaguar për protestën e opozitës duke thënë se  ky tubim ishte i dhunshëm. Sipas Gjonajt është shumë e rëndë që në protestën e opozitës të ketë akte dhune dhe më e rëndë akoma sipas saj është që kjo dhunë të jetë e organizuar nga opozita. Ndër të tjera në deklaratë ministrja u shpreh se nxit organet e drejtësisë që të marrin masat e nevojshme për të gjithë atas që shkaktuan dhunë.

Është e papranusheme dhuna në cdo lloj proteste, por është më e rëndë kur kjo organizohet nga partitë politike. Shqiptarët e panë dje dhe në protestat e tjeraqë janë bërë së fundmi se keto nuk janë për të mirën e qytetarëve”, deklaroi Gjonaj.

Më tej ministrja kërkoi drejtësi për policët e plagosur dhe  prandaj duhet që organet e drejtësisë të marrin masa. Në këto akte dhune po dëmtohet Shqipëria. Nxisim organet ligjzbatuese dhe organet e drejtësisë që të cojnëpërppara ligjit ata që bënë aktet e dhunë sdhe të vihet në vend drejtësia për policët e dhunuar”, shtoi më tej ajo.

Pak më parë dhe Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat reagoi kundër opozitës duke i akuzuar ata për akte të rënda dhune që kanë cënuar dhe kushtetutën. (Lexo këtu)

Kujtojmë se partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ne proteste etilda gjonaj opozita proteston protesta e opozites 13 prill 2019 dhuna ne proteste etilda gjonaj opozita proteston protesta e opozites 13 prill 2019

Sondazh

Poll