Politike

Veliaj gjobiti PD-në, Paloka ironizon: Edhe velina e bashkisë tallet me Edvinin

14 Prill 2019, 10:13 Nga DOSJA
Veliaj gjobiti PD-në, Paloka ironizon: Edhe velina e bashkisë tallet

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kreut të Bashkisë Erion Veliajt, se do të gjobisë qytetarin që urinoi tek Kryeministria. Në një reagim plot ironi ka reaguar pas deklaratës së Veliajt, ku shprehej se opozita po gjobitet për të pestën herë me pasi ka kryer kundravajtje penale “Ogranizim i urinimit publik”.

Edhe velina e bashkise tallet me edvinin. Ja menyra qe ka zgjedhur per ti kujtuar atje ku eshte, se mbreme protestuesit e pshurren…”, shkruan Paloka.

Partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka erion veliaj protesta e opozites 13 prill 2019 urinimi tek kryeministria edi paloka erion veliaj protesta e opozites 13 prill 2019 urinimi tek kryeministria

Sondazh

Poll