Bota

Përplaset 2 herë makina e ambasadorit ukrainas në Londër, policia hap zjarr në drejtim të agresorit (Video)

13 Prill 2019, 17:48 Nga DOSJA
Përplaset 2 herë makina e ambasadorit ukrainas në Londër,

Policët e armatosur hapën zjarr në një makinë pranë ambasadës ukrainase sot pasi përplasi qëllimisht makinën e ambasadorit dy herë në Londër.

Një kordon i madh policor është pozicionuar në Holland Park ku një burrë 40 vjeç është arrestuar për rastin në fjalë.

Një dëshmitar tha se dëgjoi rreth 6 të shtëna pas përplasjes të makinës diplomatike.

Emma Slatter, e cila është avokatja e përgjithshme e kompanisë Visa, e pa skenën nga afër me partnerin e saj David Hinsley, një bankier i cili është gjithashtu në 50 vjeç.

Ne pamë dy makina policore në fund të rrugës dhe një tjetër poshtë në drejtimin tjetër të rrugës.

Duket sikur po lëvizte në mënyrë të çrregullt ose që donte të largohej në mënyrë që të mos bllokohej, ndoshta nuk e kuptonte se kishte policë pas tij.

E pashë kur policia e kishte nxorri djalin nga makina dhe e kishte të shtrirë atë në tokë.

Ajo shtoi se “tetë deri në dhjetë” policë të blinduar nxituan për në vendngjarje.

Denys Sienik, një zëdhënës për ambasadën e Ukrainës, tha se makina u përplas me automjetin e Ambasadorit këtë mëngjes, ndërsa ajo ishte e parkuar.

Kur shoferi u bllokua nga policët, ai u përplas përsëri në makinën e Ambasadorit – duke e detyruar policinë të hapte zjarr.

Fajtori u kap dhe u dërgua në një stacion policor.

Askush nga stafi i Ambasadës nuk është lënduar. Policia po heton identitetin e të dyshuarit dhe motivin për sulmin.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ambasadori ukrainase britani e madhe emma slatter ukraine ambasadori ukrainase britani e madhe emma slatter ukraine

Sondazh

Poll